leoni

Kërkesa e ministrit, Pal Lekaj, për ta larguar ambasadorin e Zvicrës nga Kosova ka ngjallur reagime të shumta

Kërkesa e ministrit, Pal Lekaj, për ta larguar ambasadorin e Zvicrës nga Kosova ka ngjallur reagime të shumta

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar ndaj kërkesës së ministrit të Infrastrukturës,  Pal Lekajt për largimin e ambasadorit të Zvicrës nga Kosova, pasi ai kishte qortuar rënë qeverinë e Kosovës lidhur me trefishimin e numrit të veteranëve  Sipas tij, është i paprecedent rasti që një ministër të kërkojë largimin e një ambasadori. Hoti thotë se me parat që Zvicra i shpenzon në Kosovë, përfshihen taksat e 200 mijë kosovarëve që i paguajnë në Zvicër.   Në mbrojtje të konstatimeve të ambasadorit të Zvicrës Lebet janë deklaruar edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Kristian Heldt, ashtu edhe ambasadori i Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell. Ata kanë thënë se kolegu i tyre ka shprehur atë që mendojmë edhe ne si bashkësi ndërkombëtare që jemi angazhuar për ta ndihmuar Kosovën. Gjermania ka mbështetur një projekt 10 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Kosovë që nga viti 1999, ne jemi krenarë për bashkëpunimin tonë me Kosovës dhe për të arriturat për qytetarët. Lebet nuk ka folur në parim për pensionet e veteranëve, por në përgjithësi për mënyrën se si trajtohet paraja publike në Kosovë, ka saktësuar z. Heldt.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …