"ETEA" dhe Biblioteka "Hivzi Sylejmani" organizojnë manifestimin qendror me rastin e Ditës Botërore te Librit për Fëmijë dhe te Rinj

“ETEA” dhe Biblioteka “Hivzi Sylejmani” organizojnë manifestimin qendror me rastin e Ditës Botërore te Librit për Fëmijë dhe te Rinj

Dita Botërore e Librit për Fëmijë dhe të Rinj Prilli, ndryshe i njohur si muaji që fillon dhe mbaron me data të shënuara për librin, në Prishtinë po fillon me një ngjarje kulturore dedikuar librit për fëmijë.

Biblioteka “Hivzi Sulejmani” dhe organizata “ETEA” si gjithmonë bëhen bashkë për t’i shënuar ngjarjet kulturore botërore që i dedikohen librit dhe kulturës së leximit. Kësaj radhe, me përkrahjen e Komunës së Prishtinës, organizohet manifestimi qëndror me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe të Rinj. Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë e të Rinj për herë të parë është organizuar ne vitin 1966 nga Jella Lepman themeluese e IBBY (Bordi Ndërkombëtar i Librit për Fëmijë e të Rinj), kjo e fundit organizatë joqeveritare e cila përfshin një rrjet të njerëzve nga gjithë bota të cilët punojnë dhe përpiqen të bashkojnë librin me lexuesit. Me këtë rast, vlen të theksohet se, organizata “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” kanë filluar punën për anëtarësimin e Kosovës në Bordin Ndërkombëtar të Librit për Fëmijë dhe të Rinj (IBBY).

IBBY ka për qëllim t’ua japë mundësinë fëmijëve nga mbarë bota qasjen në libra me vlera të larta artistike, të inkurajojë botimet dhe shpërndarjen e librave kualitativ për fëmijë dhe të mbështesë ata të cilët punojnë me fëmijët dhe literaturën për fëmijë. Në kuadër të kësaj organizate, çdo vit një shtet e fiton të drejtën për shkrimin e mesazhit për librin dhe ilustrimin e posterit, të cilat me 2 prill në Ditëlindjen e shkrimtarit Hans Kristian Andersen lexohet në gjithë botën. Këtë vit sponzorues i mesazhit dhe posterit është Lituania.

Mesazhin dhe posterin me temën “Librat na qetësojnë” e ka bërë shkrimtari dhe ilustratori Kestutis Kasparaviçius. I njejti në gjuhë shqipe është përkthyer nga Selda Safqiu.

Kësaj ngjarjeje kulturore me përmasa botërore, sikur edhe vite më parë, edhe këtë vit i bashkohet Kosova duke organizuar aktivitete në kryeqytet. Përkatësisht, me datë 2 Prill 2019, në hapësirat e bibliotekës “Hivzi Sulejmani”, duke filluar nga ora 12:00, do të mbahet manifestimi qëndror me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit për Fëmijë dhe të Rinj, me aktivitete, si në vijim:

– Leximi i mesazhit “Librat na qetësojnë” sponsoruar nga Lituania, përkthyer në gjuhë

shqipe nga Selda Safqiu;

– Lexime të veprave letrare nga autorët e Karvanit të Shkrimtarëve për Fëmijë;

– Promovimi i veprave të Erinë Rrahmani, shkrimtare për fëmijë;

– Shpallja e tri eseve më të mira të fëmijëve nga juria profesionale e përbërë prej tre

shkrimtarëve për fëmijë;

– Leximi i tri eseve fituese para audiencës;

– Botimi dhe promovimi i librit “Ndriquesi i jetës” me ese të fëmijëve dhe shpërndarja e tij nëpër shkollat e Prishtinës;

– Aktivitete argëtuese dhe muzikë;

– Koktej rasti, etj.

Për fund, një kërkesë për të gjithë fëmijët: “Fëmijë të dashur – merrni prindërit për dore  dhe ejani të festojmë së bashku për librin dhe diturinë”.

Kontrolloni gjithashtu

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil Rexha: LARGIMI NGA VENDLINDJA

Ishte një mëngjes i ftohtë pranvere me bore e shi. Me lot në sy, u …