leoni

viza

Kërkesat për hyrje në BE janë duke ndryshuar dhe sistemi ETIAS do t’iu duhet qytetarëve të Kosovës për të hyrë në vendet e saj

Dje Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe mendohet se nga 1 janari i vitit 2024, me pasaportën e Kosovës do të mund të udhëtoni në vendet e Evropës. Por, pavarësisht kësaj, ky nuk do të jetë fundi për mbushjen e aplikacioneve për pagesa. Kërkesat për hyrje në Bashkimin Evropian janë duke ndryshuar dhe sistemi ETIAS do t’iu duhet qytetarëve të Kosovës në mënyrë që të mund të hynë në vendet e BE-së. ETIAS do të thotë Sistemi Evropian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, pra nuk është vizë, por do të kërkohet si dokument për të udhëtuar. Qytetarët e Kosovës duhet të aplikojnë për ETIAS nga viti 2024 dhe kjo është e detyrueshme për hyrje në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …