Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Hovenier: Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtat fetare për të gjithë besimtarët e Kosovës, të cilës do fe qofshin ata

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përmes një postimi ka bërë të ditur se është takuar me kryepeshkopin  Teodosije, për t’i shënuar Pashkët Ortodokse. Ai ka thënë se me klerikun ortodoks kanë biseduar edhe për liritë fetare. Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtat fetare për të gjithë kosovarët, të cilët duhet të jenë të lirë të adhurojnë pa pengesa apo diskriminim”, ka thënë Hovenier. Gjithashtu, ai e ka dënuar rastin pasi persona të panjohur kanë tentuar t’ia vënë flakën derës së Kishës Ortodokse,  në Prizren gjatë festave të Pashkëve Ortodokse.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale

Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, PDK-ja kërkon miratimin e tij brenda katër javësh

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që Ligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e …