Me qëllim për t’u treguar sa më servile ndaj Izraelit, Qeveria e Kosovës mbështet krimet e Izraelit mbi palestinezët

Opozita kërkon nxjerjen edhe një pakoje të tretë për rimëkëmbje ekonomike për qytetarët dhe bizneset

Pas hyrjes në fuqi të Ligjit për rimëkëmbje ekonomike, njohës të ekonomisë dhe opozita kërkojnë nga Qeveria të nxjerr edhe një pako të tretë për rimëkëmbje ekonomike që është më gjithëpërfshirëse për qytetarët dhe bizneset. Marrë parasysh vonesat për miratimin e Planit për rimëkëmbje ekonomike, partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje po pretendon se kjo Qeveri nuk ka vullnet dhe aftësi që të nxjerrë edhe një pako të re për mbështetjen e qytetarëve dhe bizneseve në pandemi. Ndonëse, kryeministri Avdullah Hoti ka paralajmëruar se për vitin 2021, kjo qeveri ka paraparë një pako të re për rimëkëmbjen në shumën prej 182 milionë euro. Kryetari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Hekuran Murati thotë se kjo Qeveri nuk ka planifikim dhe strategji për shëndetësi dhe plan për shpëtimin e ekonomisë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …