Komuna Skenderaj

Kërkohet efikasitet në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore

Më qëllim të rritjes së efikasitetit në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët në prag të ardhjes së bashkatdhetarëve, Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura i shoqëruar edhe nga Drejtori i Shëndetësisë Enver Gashi, ka vizituar sot Qendrën Komunale të Mjekësisë Familjare në Skenderaj.

Në takim me Drejtorin e këtij institucioni Fazli Kadriu dhe me stafin udhëheqës, z. Nura ka kërkuar shtim të efikasitetit në ofrimin e shërbimeve cilësore shëndetësore, duke theksuar se ky institucion me objektin modern tashmë ofron kushte dhe mundësi për shërbimeve profesionale. Ai ka kërkuar angazhim të mantilbardhëve sidomos gjatë sezonës verore kur në Skenderaj ka fluks të madh të bashkatdhetarëve që i kalojnë pushimet në Kosovë.

QKMF-ja në Skenderaj posedon një objekt me standarde evropiane, ndër më të mirët në regjion, i cili është inaguruar par pak kohësh.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …