Këshilli i Prindërve i Komunës së Rahovecit, mbajti takim me kryetarët e Këshillit të Prindërve të shkollave në komunën e Rahovecit

Këshilli i Prindërve i Komunës së Rahovecit, sot, mbajti takim me kryetarët e Këshillit të Prindërve të shkollave në komunën e Rahovecit. Përfaqësuesit e prindërve unanimisht kërkesën e tyre të vetme drejtuar qeverisë dhe SBASHK-ut kanë fillimin e mësimit në shkolla menjëherë. Ata janë të bindur se Qeveria dhe SBASHK-u janë plotësisht përgjegjës për dëmin e shkaktuar nxënësve dhe prindërve të tyre dhe janë të detyruar ta largojnë këtë dëm dhe se nxënësi është viktima e vetme e kësaj greve. Prindërit theksojnë se e drejta për shkollim është e drejtë elementare e garantuar me kushtetutë dhe ligj, si dhe ekzistojnë sanksione për ata që nuk e respektojnë ligjin! Përfaqësuesit e prindërve janë tejet të shqetësuar me situatën e krijuar në vend dhe potencojnë se mësimi është mbi të gjitha, ndërsa greva ka kuptim kur nuk dëmton nxënësit dhe procesin mësimor.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e gjashtë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Nën udhëheqjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi, sot është mbajtur mbledhja …