MINISTRI I KULTURËS, RINISË DHE SPORTIT VIZITOI KOMUNËN E RAHOVECIT

Sot, kryetari Latifi ka mirëpritur Ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z. Hajrulla Çeku me bashkëpunëtorët e tij, ku kanë diskutuar për ç’bllokimin e projekteve të cilat ka kohë që priten (kemi memorandume të mirëkuptimit të nënshkruara me MKRS, që nga prilli 2019) si dhe për projektet e reja për Komunën e Rahovecit. Kryetari Latifi tha se me ministrin Çeku, kemi bashkëbiseduar për përkrahjen nga MKRS që i nevojitet Komunës sonë për projekte konkrete, në fushën e trashëgimisë kulturore e historike, për rininë si dhe në investime kapitale në kulturë dhe sport. U pajtuam që bashkë t’i përqendrojmë kapacitetet tona institucionale, për të kryer studimet e nevojshme, analizën e duhur, që projektet prioritare e të rëndësisë së veçantë të marrin sa më shpejtë drejtimin e duhur ligjor e institucional, për t’u jetësuar pa vonesa. Falënderojmë ministrin Çeku për vizitën si dhe MKRS-në për investimet e deritanishme dhe sigurojmë se, Komuna po punon me dinamikë të lartë dhe është e gatshme që të gjitha projektet t’i çojë përpara e t’i realizojë me standarde sa më të larta.

Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon”

U përmbyll me sukses edhe një edicion i festivalit të folklorit “Anadrinia jehon” në komunën …