Këshilli i Sigurimit i Organizatës se Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot mbledhje për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Organizatës se Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot mbledhje për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot mbledhje për Kosovën. Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot për Kosovën, është bërë e ditur nga uebfaqja e OKB-së. Sipas programit të punës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York për ditën e sotme, mbledhja parasheh diskutime për raportin tremujor të punës së UNMIK-ut. Mbledhja do të fillojë në ora 15 me orën lokale ose 21 me orën evropiane. Deri në momentet e fundit nuk dihej nëse do të diskutohej për Kosovën pasi katër shtete, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe Polonia kundërshtuan që raporti i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Kosovën të jetë në rend të ditës. Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq ishte ankuar të mërkurën se ekziston një problem i madh brenda Këshillit të Sigurimit ku një numër i shteteve kundërshton diskutimet për Kosovën çdo tre muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …