Brickos

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se Kosova është vend i përshtatshëm për investime në bujqësi

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se Kosova është vend i përshtatshëm për investime në bujqësi

“Investimet e huaja do të gjejnë një partner të rëndësishëm në Kosovë, e që është Qeveria e Kosovës, dhe e cila do të jetë përkrahëse e fuqishme e tyre”, kështu tha Haradinaj, pasi priti në takim përfaqësuesit e Growponics Kosova, kompani kosovare me partnerë nga Izraeli dhe Anglia, nga të cilët u njoftua për investimin në projektin e serrave hidroponike për kultivimin e perimeve. Me këtë rast është bërë e ditur se sektori në të cilin Growponics Kosova do të investojë është sektori  i Bujqësisë dhe Industrisë së Kosovës, në rajonin e Gjakovës, në vlerë prej mbi 10 milionë euro në mbi 5 hektarë tokë. Haradinaj tha se Ligji për Investime Strategjike, tashmë po tregon rezultatet e para, duke sjellë investime të huaja direkte në vend, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik dhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Nga ana tjetër, përfaqësuesit e këtij investitori potencial, njoftuan për fazat që do të realizohet ky investim, duke theksuar po ashtu se shitja do të realizohet në tregjet evropiane, njëkohësisht duke e zhvilluar dhe zgjeruar kooperimin me fermerët lokalë dhe regjional. Pjesë e këtij takimi ishin edhe Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës, Adrian Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …