Brickos

Këshilli Komunal për Siguri i Hanit të Elezit reagon kundër veprimeve të Prokurorit të Gjykatës Speciale

Këshilli Komunal për Siguri i Hanit të Elezit reagon kundër veprimeve të Prokurorit të Gjykatës Speciale

Zhvillimet në 24 orët e fundit të Zyrës së Prokurorit të Gjykates Speciale, arrestimi i  ish-oficerit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, si dhe zhvillimet gjatë ditës së sotme me bastisjen dhe vandalizmin në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, arrestimin e z.Hysni Gucati, Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare dhe Nënkryetarit të OVL-UÇK, Nasim Haradinaj nga pjesëtarë të Misionit Evropian për Sundimin e Rendit dhe Ligjit (EULEX) ishin arsye e reagimit të fortë të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi e Komunës së Hanit të Elezit. Sipas anëtarëve të KKSB-së akuzat e padrejta e të njëanshme dhe të ndikuara politikisht nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare që po i bëhen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tash e 20 vite me radhë janë të orkestruara edhe nga Serbia dhe aleatët e saj.

Gjykata Speciale për Kosovën si organ i drejtësisë do të duhej të hetonte krimet nga të dyja palët e konfliktit e që nuk rezultoi ashtu, sepse kjo gjykatë amnistoi Serbinë dhe krimet e saj të kryera në Kosovë dhe në të gjitha hapësirat e ish-Jugosllavisë. Për më tepër KKSB-ja reagon ndaj mos reagimit të institucioneve të Kosovës ndaj këtyre zhvillimeve por edhe Policisë së Kosovës e cila duke u nisur se Gjykata Speciale për Kosovën si organ i drejtësisë së vendit, u votua në Kuvendin e Kosovës ata duhej të realizonin vendimet e jo të të sillen vetëm si shërbëtorë të Policisë së Eulex-it. Duke pas parasysh se gjithmonë institucionet e Kosovës kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me institucionet ndërkombëtare mendojmë se bastisja ne zyrat e OVL UÇK-së ishin te pa nevojshme ngase çdo kush që ftohet nga gjykata do te paraqitet para drejtësisë pa pasur nevoje për këtë spektakël duke u mbështetur në atë se deri më tash nuk kemi asnjë provë që dikush nga të ftuarit i ka ikur drejtësisë ndërkombëtare për më shumë kemi rastin kur edhe është lënë posti i kryeministrit për t’iu përgjigjur drejtësisë ndërkombëtare siç kemi rastin Haradinaj thuhet në reagimin e KKSB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Bujar Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, as të rëndomta, por janë zgjedhje historike

Bujar Osmani: Këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, as të rëndomta, por janë zgjedhje historike

Nuk janë këto zgjedhje të zakonshme, nuk janë këto zgjedhje të rëndomta, janë zgjedhje historike. …