KEK
Fillimi / Njoftime / Bordi i Drejtorëve të AKP-së miratoi Propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme”….
AKP

Bordi i Drejtorëve të AKP-së miratoi Propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme”….

Bordi i Drejtorëve të AKP-së miratoi Propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës në shumën 16.4 € Milion. Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt me ç ‘rast u informua lidhur me zhvillimet e fundit dhe aktivitetet e AKP-së nga menaxhmenti.

Në këtë takim Bordi i drejtorëve të AKP-së shqyrtoi dhe aprovoi propozimin për transferim të “Fondeve të Përkohshme” të likuidimit në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës në shumën prej 16.4 € Milion.

Bordi gjithashtu u informua mbi çështjet e Auditimit, si dhe morri vendim mbi themelimin e grupit të punës për harmonizimin e akteve nënligjore.

Veç kësaj Bordi miratoi propozimet e menaxhmentit për qiradhënie të  disa aseteve të NSH-ve.  Tutje, pas informimit dhe shqyrtimit, Bordi miratoi edhe propozimin e Autoritetit të Likuidimit për njoftim për Raportin Përfundimtar për GJI136 Kooperativa Bujqësore “Bujku” me seli në Kosinë – tutje bordi aprovoi Raportin e Shpërndarjes Përfundimtare për NSH PEJ186 Des Bratsvo (në likuidim) NSH MIT014 Fabrika e plastikes (në likuidim), aprovoi propozimin e Autoritetit të Likuidimit të NSH GJI013 K.B 1 Maj (në likuidim) për aprovimin e Raportit të Shpërndarjes së Pjesshme.

Kontrolloni gjithashtu

Autoriteti i Aviacionit Civil: Fushatë vaksinimi nga ajri nga data 24 deri më 31 tetor 2020

Autoriteti i Aviacionit Civil: Fushatë vaksinimi nga ajri nga data 24 deri më 31 tetor 2020

Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës informon të gjithë qytetarët se nga data 24 deri ...