leoni

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Shtator

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma mbanë mbledhjen e rregullt për muajin Shtator.

Këshilli për rendë të ditës shqyrtoi;

-Miratimi i procesverbalit nga mbledhje e kaluar

-Gjendja e përgjithshme e sigurisë gjatë muajit Shtatorë

– Të ndryshme.

Lidhur me gjendjen e sigurisë para anëtarëve të KKSB-së raportoi Rreshter Shpend Bela nga Stacioni policorë në Han të Elezit. Sipas tij, gjendja e përgjithshme e sigurisë gjatë muajit Shtatorë vlerësohet e qetë dhe pa ndonjë rast të cenimit të rëndë të rendit dhe qetësisë publike apo sigurisë së drejtpërdrejt të qytetarëve. Rreshter Bela tha se gjatë këtij muaji janë raportuar nëntë raste dhe atë të vjedhjes, dëmtim të pronës, mbajtje të pa autorizuar të armëve si dhe një rast i lëndimit të lehtë truporë. Për të gjitha këto raste janë duke u zhvilluar procedurat e rregullta. Ndërsa nga Rreshter Afrim Mustafa nga Policia e Vijës së Gjelbër u raportua se nuk ka raste të veçanta të cenimit të vijës kufitare nën kompetenca të kësaj njësie. Në takimin e KKSB-së nga anëtarët u diskutuan disa çështje për të cilat ata i vlerësuan si shqetësim i qytetarëve. Në veçanti theksuan rastin e disa vjedhjeve që kanë ndodhur në Han të Elezit. U theksuan edhe problemet që ndërlidhen me zhvillimin e punimeve nga Kompania Bechtel-Enka dhe për të cilat ka shumë ankesa nga qytetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …