Këshilli i Sigurimit i Organizatës se Kombeve të Bashkuara do të mbajë sot mbledhje për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i OKB-së diskuton sot për Kosovën

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë sot raportin e ri tremujor për punën e Misionit të OKB-së në Kosovë. Në raportin për periudhën 16 janar – 15 prill, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, ka shprehur shqetësimin për pengesat në zhvillimin e dialogut Kosovë-Serbi, për zbatimin e marrëveshjeve nga ky dialog dhe për rritjen e nacionalizmit. Guterres, mes tjerash, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, “është mekanizmi më i mirë në dispozicion për zgjidhjen paqësore të dallimeve, në dobi të të dyja palëve”. Seanca në selinë e OKB-së në Nju Jork është planifikuar për në ora 10:00, sipas kohës lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Frontit Europian, Bujar Osmani, shpalli fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë, me epërsi të 40 mijë votave

Kandidati i Frontit Europian për kryetar të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka shpallur fitoren …