leoni

Të mërkurën me 16 maj 2018 mbahet tubim sensibilizues për zbardhjen e fatit të veprimtarit Ukshin Hoti

Sot, më 16 maj, mbushen 18 vjet qyshkur veprimtari, Ukshin Hoti, konsiderohet i zhdukur

Veprimtari i mirënjohur i Lëvizjes Kombëtare, profesori, Ukshin Hoti ka lindur më 17 Qershor të vitit 1943 në fshatin Krushë të Madhe të Rahovecit. Ishte profesor, shkrimtar, filozof, intelektual, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare gjatë  viteve 1981-1999. Ukshin Hoti ka qenë edhe ligjërues ne disa universitete të Amerikës,  ku dhe kishte studiuar dhe kishte diplomuar. Për aktivitetin e tij atdhetar,  ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Titos dhe i Milosheviqit. Për herë të fundit ishte arrestuar në vitin 1994 nga policia serbe, me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundra Jugosllavisë dhe për pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’ rast shte dënuar  5 vjet burg.  Më 16 Maj të vitit 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe, pa lënë gjurmë. Shokët e burgut, ata që kanë shpëtuar nga masakra e Dubravës, disa ditë më vonë, kanë treguar se Ukshini ishte liruar nga burgu më 16 maj, ditën e diel, ditë që nuk praktikohej lirimi  i të burgosurve. Prej asaj kohe e deri tani, veprimtari i madh i çështjes kombëtare shqiptare, magjistri, filozofi, shkrimtari, publicisti, atdhetari i përkushtuar, Ukshin Hoti konsiderohet i zhdukur…

 Konceptet e qarta politike, kalitja nëpër burgje, vizioni real dhe i mirëfilltë për ardhmërinë, diskurset realiste dhe pa ekuivoke, kanë bërë që Ukshin Hoti të konsiderohet me të drejtë pirjatari i  filozofisë politike bashkëkohore shqiptare. Ai kishte formuluar një gjykim të prerë për veprim politik, i cili përmblidhej me formulimin: “Bëje ose vdis!”. “Nëse e kemi shpallur Republikën, nëse i besojmë veprimit tonë, atëherë duhet të bëjmë atë, ose të vdesim!”. Rruga tjetër nuk shkon në favorin tonë, por vetëm e zgjatë agoninë tone”. Ky konstatim i pjekur politik, të cilin kanë pasur rast ta dëgjojnë, (dhe ta lexojnë) të gjithë ata që kanë biseduar dhe kanë mbajtur kontakt me Ukshin Hotin, ishte tejet decidiv dhe atakonte, në radhë të parë pushtuesin serb dhe kreun pacifist të kohës…. (A.Q.)

Kontrolloni gjithashtu

Në Gjykatën Speciale po vazhdon paraqitjen dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit, Ramiz Qeriqi

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq i tha Ramiz Qeriqit se është i dyshuar për krime lufte dhe dëshmitar i pabesueshëm

Në Gjykatën Speciale,  në Hagë,  po merret në pyetje, dëshmitari i Prokurorisë, Ramiz Qeriqi. Gjatë …