Forumi ekonomik Kosovë-Hungari, priten marrëveshje për lehtësim të bizneseve

Forumi ekonomik Kosovë-Hungari, priten marrëveshje për lehtësim të bizneseve

Në Prishtinë po mbahet Forumi Ekonomik në mes të Kosovës dhe Hungarisë, ku po marrin pjesë rreth dhjetë biznese hungareze. Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me këtë rast tha se bashkëpunimi ekonomik dhe raportet e ndërsjella ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë janë të dëshmuara, por sipas tij, nga ky forum pritet të arrihen marrëveshje konkrete ndërmjet këtyre dy shteteve. “Rëndësia ekonomike por edhe strategjike në këtë drejtim është se sa më shumë që dialogohet forcohet bashkëpunimi. Janë pesë objektiva strategjike, Evropa, edukimi, ekonomia, ambientalizmi dhe përvoja”, tha Gërxhaliu. Kryetari i Odës Ekonomike të Hungarisë, Attila Galambos, tha odat e këtyre dy shteteve duhet  të angazhohen për lehtësimin e kushteve dhe ndërlidhjeve për bizneset. Nga ky forum ai pret që bizneset hungareze të lidhin marrëveshje, sepse bizneset kosovare janë kredibile. Kosova dhe Hungaria kanë një debalanc tregtar, Kosova  eksporton vetëm 1 përqind kurse importi nga Hungaria është 99 përqind më i madh. Edhe ambasadori i Hungarisë Laszo Markusz tha se pas arritjeve të këtij forumi dy qeveritë e këtyre shteteve duhet ti marrin parasysh kërkesat e bizneseve. Ndërsa, Kreshnik Thaçi nga KIESA ka prezantuar mundësit që ofron Kosova për investime

Kontrolloni gjithashtu

RKL: Punëtorët shqiptarë aktualisht janë më të përbuzurit, më të shfrytëzuarit dhe më të nëpërkëmburit

KMDLNj ngre alarmin: Punëtorët e ndërtimtarisë po punojnë në temperatura ekstreme pa kushte minimale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim të madh …