KFDIVM- Vizitoi Kryetarin e Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së Dega në Malishevë

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve, të Luftës së UÇK-së, si dhe Martirëve të Luftës,  me rastin e 30 Dhjetorit Ditës së Veteranit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i bënë një vizitë Kryetarit të Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së Dega në Malishevë, Metush Kryeziut. Kryesuesja e Komitetit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, të Luftës së UÇK-së, si dhe Martirëve të Luftës, Vlora Manaj- Krasniqi, nga afër e njoftoi, Kryetarin e SHDLUÇK-së, Metush Kryeziu, për punët që ka kryer ky Komitet brenda këtij viti e që vlerësojmë se kemi shënuar përparim të dukshëm në përmirësim të kushteve të këtyre kategorive, e ato që do veçuar janë hyrja në proces të realizimit të disa kërkesave për SHDLUÇK-së, në Malishevë e që kanë të bëjnë me infrastrukturë objektesh, ku do të ruhen vlerat e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të pasqyrohet historia më e re e popullit tonë, njëkohësisht shfrytëzoi rastin edhe t’u uroi 30 Dhjetorin- Ditën e Veteranit të UÇK-së, t’u përgëzoi për luftën Çlirimtare që bëtë me shokë, Lirinë që sollët dhe tash po kontribuoni në ndërtimin e shtetit të Kosovës”, përfundoi Vlora Manaj- Krasniqi. Kurse, Kryetarit i Shoqatave të dala nga Lufta e UÇK-së Dega në Malishevë, Metush Kryeziu, falënderoi anëtarët e Komitetit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, të Luftës së UÇK-së, si dhe Martirëve të Luftës për vizitën e bërë pikërisht në Ditën e veteranit- 30 Dhjetorin, duke thënë se” Uroi të gjithë Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, të Luftës së UÇK-së, si dhe Martirëve për këtë ditë sepse janë kontribut-dhënës në Luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë kontribut-dhënës në ndërtimin dhe zhvillimin e Kosovës, prandaj, urime të gjithëve 30 Dhjetori- Dita e veteranëve, njëkohësisht uroi edhe festat e fundviti për një mirëqenie më të mirë, harmoni dhe suksese edhe më të mëdha për vendin dhe Kombin shqiptarë”, tha në fund Kryeziu. Komitetit për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, të Luftës së UÇK-së, si dhe Martirëve të Luftës, në fund u zotua se në të ardhmen do të punojmë edhe më shumë për këto kategori që janë më meritorët për Çlirimin dhe Lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …