Bashkim Ramosaj: Manastiri i Deçanit nuk është cënuar asnjëherë nga qytetarët shqiptarë të Deçanit, por përkundrazi

Bashkim Ramosaj: Deklarata e Vuçiqit, në thelb kur analizohet është e njëjta me atë të Millosheviqit

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Serbisë, lidhur me Manastirin e Deçanit, duke thënë se deklarata e Vuçiqit, në thelb kur analizohet është e njëjta me atë të Millosheviqit. Ai duke komentuar deklaratën ku Vuçiq thotë se “ti ruajmë shenjtorët serb”, ka pyetur se nga kush po rrezikohen apo kërcënohet. “E dinë historikisht kush e ka ruajt atë Manastir. Në fund, e gjithë bota e din që shqiptarët gjithandej e sidomos në Deçan kanë objektiva paqësore. Objektiva për zhvillim ekonomik, për jetë më të mirë, në harmoni edhe me pasurit e këtij vendi qofshin ato trashëgimi kulturore historike fetare apo trashëgimi natyrore”, thuhet në reagim. Sipas Ramosajt, ka kaluar koha, kur politika dhe retorika shoveniste serbe funksiononte. “Vitet kanë ikë, lëreni Manastirin të festojë, jemi në prag të vitit 2020”, ka thënë ai./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …