Nexhmi Lajçi: Politika evropiane e shitur në Serbi e Rusi ka kthyer timonin në kah të padëshirueshëm për shqiptarët

Nexhmi Lajçi: UÇK e fitoi luftën kundër Serbisë por e humbi betejën kundër spiunëve dhe tradhtarëve të kombit

Luftëtari i UÇK-së, Nexhmi Lajçi, nga OVL e UÇK-së, në Dukagjin, ka shkruar për 30 dhjetorin, Ditën e Veteranit të UÇK-së, ditë të cilën pas shumë padrejtësive të mëdha dhe robërisë gati njëqind vjeçare Kosova dhe populli i saj janë të lirë ashtu siç e ka merituar. Ai thotë së nuk duhet harruar kurrë por duhet përkujtuar gjithmonë ata që dhanë jetën e tyre për të shpëtuar jetën tonë, dëshmorët e atdheut. Sipas tij sot vargu i popullit do të duhej të ishte lum pranë varreve të atyre që heroizëm në fushë-beteja e me gjak ngjyrosen flamurin kombëtar. Lajçi thekson se lufta që bëri UÇK-ja, ishte luftë për liri, e pastër dhe e drejtë prandaj edhe e fitoj përkrahjen e aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s. Luftëtari i lirisë thotë së UÇK-së, iu imponua lufta në dy fronte. Ajo fitoj shumë beteja dhe arriti që me ndihmën e faktorit pozitiv ndërkombëtarë ta përziejë pushtuesin serb nga Kosova, por e humbi betejën më të rëndësishme në frontin e luftës, kundër bashkëpunëtorëve të Serbisë, spiunëve e tradhtarëve të kombit. Ai e ka përmendur edhe degradimin e madh kur Qeveria e Kosovës shpalli konkurs dhe i dha të drejtë secilit qytetar për të aplikuar për veteran të UÇK-së, duke anashkaluar gjithë dokumentacionin e kohës së luftës të grumbulluar për shumë vjet nga TMK-ja, dhe dhe iu mundësua secilit aplikues të hyjë në listat e veteranëve pa ndonjë kriter.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …