Bashkim Ramosaj

Bashkim Ramosaj: Reagim lidhur me deklaratën e datës 29.12.2019 të presidentit të Serbisë

Reagim
Lidhur me deklaratën e datës .29.12.2019 të presidentit të Serbisë dhënë në një konferencë për media në b92
Prej kujt mi ruajt? me kënd mi ruajt? pse mi ruajt? kush i rrezikoj apo kërcënoi? Presidenti Serb, duke mos ,,dashur të jetë zog ogurzi”!
Ai në fakt shpërfaqë atë çka përfaqëson, që është përtej ogurit të zi! Në intervistën e bërë sot për media Vuçiq duke folur për Manastirin e Deçanit, deklaron. ,,Unë nuk dua të jem zog ogurzi”! Në fakt ky deklarim është një thirrje për ç’do gjë të errët, për vet kontestin qe i referohet. Thirrje për urrejtje, për konflikt, nxitje për ç’do gjë të keqe! Jo më pak se ajo që pat filluar shefi i tij në Gazimestan me 28 qershor 1989, e që përfundoi me gjenocid mbi Shqiptarët. Deklarata e presidentit serb Vuçiq, në thelb kur analizohet është e njëjta me atë të Millosheviqit! Duke deklaruar ,,Në fakt ata do të thonë se i përket trashëgimisë së Kosovës dhe për këtë ata kanë mbështetje” ,,shpresoj që ne mund të arrijmë diplomatikisht ta zgjidhim këtë dhe ti ruajmë shenjtorët serb”, përfundon Vuçiq! Prej kujt mi ruajt? me kënd mi ruajt? pse mi ruajt kush i rrezikoj apo kërcënoi? Këtë e dinë historikisht kush e ka ruajt at Manastir. Në fund, e gjithë bota e din që shqiptarët gjithandej e sidomos në Deçan kanë objektiva paqësore. Objektiva për zhvillim ekonomik, për jetë më te mirë, në harmoni edhe me pasurit e këtij vendi qofshin ato trashëgimi kulturore historike fetare apo trashëgimi natyrore.
Ka kaluar koha, kur politika dhe retorika juaj shoviniste serbe funksiononte, vitet kanë ikë, lëreni Manastirin të festoje, jemi në prag të vitit 2020…!
Bashkim Ramosaj
Kryetari i Komunës së Deçanit

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …