Kfori Italian në Pejë, ka sjellë donacione për Njësinë e zjarrfikësve në Suharekë

Koloneli i KFOR-it Italian në Pejë Ettore Gagliardi me bashkëpunëtorë ka vizituar Komunën e Suharekës dhe kryetarin e Komunës Bali Muharremaj. Qëllimi i kësaj vizite ishte sjellja e një donacioni me veshmbathje dhe një aparaturë për shpëtim të jetës, për Njësinë e zjarrfikësve në Suharekë. Kryetari Muharremaj me këtë rast ka falënderuar Kolonelin Italian në Pejë Ettore Gagliardi për ndihmat që ka sjellë dhe ka shtuar se: këtë ndihmë Koloneli italian na patë premtuar disa muaj më herët dhe ja, na e solli, i jemi mirënjohës dhe shpresojë që ky bashkëpunim të vazhdojë, ka thënë kryetari Muharremaj. Ndërkaq, koloneli i KFOR-it Italian në Pejë Ettore Gagliardi, ka thënë se ky donacion shpresojë të ndihmojë zjarrfikësit në Komunën e Suharekës dhe ky aparat të shpëtojë sa më shumë jetëra të atyre që kanë nevojë për të. Ne do vazhdojmë bashkëpunimin me Komunën e Suharekës ashtu sikur që kemi bashkëpunim edhe me Komunat tjera anë e kënd Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …