leoni

Kina shprehet e gatshme të thellojë marrëdhëniet miqësore me Afganistanin, pasi talibanët morën kontrollin e vendit

Kina shprehet e gatshme të thellojë marrëdhëniet miqësore me Afganistanin, pasi talibanët morën kontrollin e vendit

Qeveria e Kinës shprehet e gatshme të thellojë marrëdhëniet “miqësore dhe bashkëpunuese” me Afganistanin, pasi talibanët morën kontrollin e vendit. Pekini është përpjekur të mbajë lidhje jo-zyrtare me talibanët gjatë tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga Afganistani, gjë që nxiti reagime të ashpra të ekstremistëve islamikë në të gjithë vendin, të cilët hyn në kryeqytetin, Kabul të dielën, 15 gusht. Kina ndan një kufi prej 76 kilometrash me Afganistanin. Një delegacion i nivelit të lartë talibanë u takua me ministrin e jashtëm kinez Uang Ji në Tianjin muajin e kaluar, duke premtuar se Afganistani nuk do të përdoret si bazë për militantët, njofon Barron’s News. Në këmbim, Kina ofroi mbështetje ekonomike dhe investime për rindërtimin e Afganistanit.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …