KK i Malishevës, formoi Këshillin Organizativ për shënimin e 16 Qershorit

Kuvendi i Komunës së Malishevës, në mbledhjen e gjashtë të rregullt për këtë vit, e cila do të vazhdoj punimet të premten, ka shqyrtuar dhe miratuar disa nga pikat e planifikuara për këtë mbledhje. Në këtë mbledhje KK i Malishevës, ka formuar edhe Këshillin Organizativ, për shënimin e 16 Qershorit, Ditës së Çlirimit dhe të Dëshmorëve të Komunës së Malishevës. Në këtë mbledhje, KK i Malishevës, ka shqyrtuar raportin e të hyrave dhe shpenzimeve për periudhën janar-dhjetor 2017, si dhe ka shqyrtuar edhe planin e punës së Zyrës së Prokurimit Publik për vitin 2018. Po ashtu në këtë mbledhje, përveç formimit të Këshillit Organizativ, KK i Malishevës, ka marrë vendim edhe për pagesën e pagave përcjellëse për punëtorët e arsimit dhe të administratës, të cilët janë pensionuar nga viti 2014, e deri në vitin 2018. KK ka marrë vendim edhe për ndërrim destinim të tokave bujqësore në toka ndërtimore, për tri raste, si dhe ka miratuar edhe kërkesën e fshatit Gajrak, për ndryshimin e vijave të rrugëve, të cilat kalojnë nëpër varrezat e fshatit. Shqyrtimi i pikave tjera të rendit të ditës, të cilat nuk kanë mundur të shqyrtohen sot, për shkak të kohës, do të bëhet të premten, kur edhe vazhdon mbajtja e mbledhjes së gjashtë të rregull të KK të Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e përjavshme me drejtorët e drejtorive, …