KK i Malishevës, miratoi kërkesën për bartjen e mjeteve brenda programeve të arsimit

Kuvendi i Komunës së Malishevës, e ka mbajtur mbledhjen e pestë të jashtëzakonshme, me një pikë të rendit të ditës, miratimin e kërkesës nr.01/1388, datë 15.11.2019, e parashtruar nga Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, për bartjen e mjeteve nga programi parafillorë, në programin fillorë dhe të mesëm të lartë, sipas kërkesë së Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, nr.11/1179, datë: 15.11.2019. Pas shqyrtimit të kësaj kërkese dhe përgjigjeve të dhëna nga drejtoria e arsimit, lidhur me pyetjet e parashtruara nga ana e anëtarëve të Kuvendit të Komunës, në fund është miratuar kërkesa për bartjen e këtyre mjeteve, nga programi parafillorë në programin fillorë dhe të mesëm të lartë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbajti takim me mekanizmat relevant rreth parandalimit të përhapjes së zjarreve

Sot në Viti, me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti është mbajtur …