????????????????????????????????????

KK i Malishevës ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt

Kuvendi i Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit Aziz Thaci, e ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt, ku në rend dite, kishte tri pika të rendit të ditës, njëra për shqyrtimin e raportit të punës së komisionit për shqyrtimin e ankesave të qytetarëve, lidhur me emërtimin e rrugëve, tjetra për ndryshimin e emrit të rrugës “Rilindja Kombëtare” me emrin e dëshmorit të kombit “Ibrahim Mazreku”, dhe pika e tretë ishte propozimi për mos furnizimin e AKP-së, me dokumentacion kadastral.

Punën e komisionit për shqyrtimin e ankesave të qytetarëve, lidhur me emërtimet e rrugëve, e ka prezantuar kryetari i këtij komisioni, Rrahim Morina, sipas të cilit, pas shqyrtimeve, nuk ka kaluar asnjë propozim që nuk i ka plotësuar kriteret. Pas shqyrtimit të raportit të komisionit për shqyrtimin e ankesave të qytetarëve, lidhur me emërtimin e rrugëve në Komunën e Malishevës, anëtarët e KK-së, nuk miratuan këtë raport dhe më pas e kanë shkarkuar këtë komision. Kundër këtij raporti ishin 12 anëtarë të kuvendi, për ishin 2, ndërsa 6 abstenuar.

Pikë tjetër me rëndësi, ishte propozimi i ndërrimit të emrit të rrugës “Rilindja Kombëtare” në Malishevë, me emrin e dëshmorit të kombit Ibrahim Mazreku. Ky propozim është dhënë nga anëtarja e KK-së, Arbëresha Krasniqi, e cila edhe e ka arsyetuar këtë propozim, ndërsa me shumicë të votave, ky propozim është miratuar me 16 vota, unanimisht nga anëtarët prezent në sallë.

Po ashtu, në mbledhje, është shqyrtuar edhe kërkesa e prezantuar nga Behije Sertolli, në emër të “komisionit për pronat e Bellanicës dhe fshatrave tjerë”, për mos furnizim me dokumentacion kadastral, për AKP-në, lidhur me pronat që AKP tenton ti likuidon, ndërsa pronat e atyre fshatrave kanë qenë private dhe kanë pasur pronar. Kjo pikë është shtyrë për një mbledhje tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Kastrati uron punëtorët me rastin e 1 Majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës

Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati uron punëtorët me rastin e 1 Majit, Ditës …