Në Gjykatën e Apelit në Shkup sot vazhdon seanca publike në të cilën po shqyrtohen ankesat e rastit "Kumanova"

Dëshmuan para gjyqit: Lirim Demiri, Hajrush Avdija dhe Betim Kabashi të akuzuarit e Grupit të Kumanovës

Lirim Demiri, Hajrush Avdija dhe Betim Kabashi janë tre të akuzuar e radhës të grupit të Kumanovës që kanë dëshmuar për luftimet  e 9 dhe 10 majit në lagjen e trimave. Hajrush Avdijaj nga Gjilani në dëshminë e tij para prokurorisë tha se nuk ndjehet fajtor dhe asnjëherë nuk ka përdorur armën, por se në Kumanovë ka shkuar me ftesë të kushëririt të tij Xhaferi Zymberi, po ashtu i akuzuar. Avdija tha se Zymberi i kishte premtuar se do ta nxirrte jashtë vendit për të punuar përmes disa miqve të tij në Maqedoni, “Më 1 maj kemi hyrë në Maqedoni, në një fshat, diku 20 persona. Të nesërmen mbi ne fluturoi një helikopter. Pyeta pse rrimë këtu. Më thanë se do të takohemi me disa funksionarë ku do të flasim për të drejtat e njeriut në Maqedoni. Pyeta mos është rrezik të kthehemi?! Xhafer Zymberaj më tha se këtu jemi si në shtëpi. …

I kam dëgjuar rastësisht Xhafer Zymberin, Mirsadin Ndrecaj ,Beg Rizajn, Dem Shehun dhe Valdet Zekajn duke biseduar. Ndrecaj u ka thënë se nuk ka hapësirë për shqetësim se gjendemi në Lagjen e Trimave, është lagje shqiptare dhe se është në kontakt me funksionar të lartë të shtetit. “Krejt e dinë se jemi këtu dhe jemi të sigurtë”, pat thënë Mirsadi. Më 9 maj për mua ka qen një ditë zie pasi pati shumë të vrarë dhe shumë shtëpi të shkatërruara. Nuk ndjehem fajtor për veprën për të cilën akuzohem pasi për pesë minuta në këtë shtet më bënë terrorist – ka deklaruar i akuzuar Hajrush Avdijaj. Ndërkohë, i akuzuari tjetër Lirim Demiri nga Haraçina tha se ai ishte ftuar nga Sevdail Miftari të shkojnë në Hotël me 7 maj, ku edhe është takuar me pjesën tjetër të Grupit të cilët nuk i ka njohur.

Ai tha se atë e kanë ftuar për të marr pjesë në një pres konferencë për Marrëveshjen e Ohrit e cila u deshtë të mbahet në Kumanovë me pjesëmarrjen e shumë gazetarëve dhe OSBE-së. Demiri tha se po ta dinte prapavijën e këtij rasti nuk do të kishte qëndruar. Demiri tha se ndjehet fajtorë dhe se gjatë qëndrimit në lagjen e trimave nuk ka pasur armë me vete . Avokati Asmir Alispahiç thotë se qëllimi i grupit të Kumanovës nuk ka qenë të sulmojnë por vetëm zhvillimin e një konferencë për shtyp ku do të kërkohen implementimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …