KKMSH: Lajmi i mirë është që numri i të shëruarave nga COVID-19 është më i madh se i të infektuarave, megjithatë ju lutëm për respektim të masave mbrojtëse

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në komunën e Vitisë, ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt në të cilën është diskutuar për gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi u bë me dije se deri me tani në këtë komunë janë 77 raste aktive të qytetarëve vitias të prekur me këtë virus. Ndërkaq vetëm dje nga ky virus janë shëruar 11 persona ndërkaq janë paraqitur edhe 3 raste të reja të infeksionit. Ky komitet e ka vlerësuar si lajm të mirë që numri i të shëruarave është më i madh se i të infektuarave megjithatë ju bënë qytetarëve thirrje që të respektojnë masat mbrojtëse kundër përhapjes së këtij virusi në veçanti të mbajnë distancën, të mbajnë maska dhe higjienën personale. Përndryshe në këtë takim është folur edhe për masat e dezinfektimit dhe klorifimit të hapësirave të ndryshme si dhe për ofrimin e ndihmave familjeve në nevojë. Gjithashtu është theksuar se numri i testimeve po shkon në rritje pas licencimit të laboratorëve private për testin COVID-19.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …