Brickos

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka vizituar komunën e Hanit të Elezit

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka vizituar komunën e Hanit të Elezit, me çrast është pritur nga Kryetari i Komunës Rufki Suma i shoqëruar edhe nga Nënkryetari Mallzum Qajani dhe Drejtori i DKA-së Menduh Vlashi. Në takim është biseduar rreth përgatitjeve për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 dhe për rolin e komunave në këtë drejtim. Ministri Likaj ka folur për përgatitjet që janë bërë nga ana e MASh dhe komunave për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa përmendi faktin se në Udhëzuesin e përgjithshëm për organizimin e mësimit në vitin shkollor 2020/2021, në kushtet e pandemisë COVID 19, janë marrë parasysh vlerësimi i gjendjes dhe udhëzimet e UNESCO-s, UNICEF-it, Bankës Botërore, udhëzuesit e CDC-së, IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Po ashtu, me këtë rast janë marrë parasysh edhe praktikat e disa vendeve të BE-së. Ministri Likaj kërkoi nga udhëheqësit e komunës të marrin masat e nevojshme dhe të jenë të gatshëm për cilindo nga skenarët e përcaktuar me Udhëzuesin e përgjithshëm për organizimin e mësimit. Ndërsa Kryetari i Komunës Rufki Suma u zotua se nuk do të mungojë bashkëpunimi me MASh dhe të gjitha institucionet tjera relevante, në mënyrë që të ketë një fillim të suksesshëm të vitit të ri shkollor dhe në cilindo variant të jetë prioritet ruajtja e shëndetit të nxënësve, mësimdhënësve dhe të gjithë akterëve të institucioneve edukativo-arsimore.

Pas takimit në zyrë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj me bashkëpunëtorët dhe kreun e komunës vizituan dy shkolla në Han të Elezit, SHML “Dardania” dhe SHFMU “Ilaz Thaçi”.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …