KKSB e Malishevës në përkrahje të komunitetit rom

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) në Malishevë, ka realizuar një vizitë në familjet e komunitetit rom në fshatin Banjë, me qëllim të ofrimit të mbështetjes dhe përkrahjes së këtij komuniteti, pas rastit të fundit me një femër rome, e cila padrejtësisht e akuzua përmes medieve dhe rrjeteve sociale.KKSB i Malishevës, i prirë nga nënkryetari i  komunës, Hajdin Berisha, pastaj komandanti i stacionit policor, Azem Krasniqi, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Valon Gashi, zyrtarja për komunitete, Edona Krasniqi, zyrtarja për të drejtat e njeriut, Vera Bytyçi, anëtarja e KKSB-së, Hidajete Mazreku, koordinatori i KKSB-së, Halit Mazreku, e kanë vizituar familjen e Rrahman Kovaçit në Banjë. Familjes Kovaçi, ju ofrua mbështetje e plotë nga ana e institucioneve lokale dhe e siguruan se pavarësisht ngjarjes, komuniteti rom dhe të gjitha komunitetet tjera, do të jenë të pranuar dhe të sigurt të jetojnë në Komunën e Malishevës, ashtu sikur kanë jetuar deri më tani, bashkë me shumicën shqiptare. “Ne e dënojmë dhunën ndaj asaj gruaje të komunitetit rom, e cila është linçuar padrejtësisht në rrjetet sociale dhe është krijuar imazh jo i mirë, e cila në realitet nuk paraqet asnjë rrezik. Ju jeni pjesë e shoqërisë sonë dhe jetojmë bashkë, ashtu sikur kemi jetuar deri më tani, dhe gjithmonë jeni të mirëpritur”, ka thënë nënkryetari Berisha, në emër të KKSB-së në Malishevë. Komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Azem Krasniqi, gjithashtu ju ka ofruar mbështetje dhe siguri të plotë për të gjitha komunitetet dhe të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, pa dallime etnike. Rrahman Kovaçi, ka thënë se “në asnjë formë nuk ndihen të rrezikuar, por përkundrazi, me qindra vite, babë e babagjysh, kanë jetuar dhe vazhdojnë të jetojnë dhe punojnë me shqiptarët, pa pasur asnjëherë as më të voglin shqetësim në aspektin etnik apo racor”.

Kontrolloni gjithashtu

Në Hoçë të Vogël dhe Brestoc shënohet dita e Shkollës

Në një atmosferë festive, gëzimi dhe arritjeje të përbashkëta të nxënësve dhe të mësimdhënësve të …