Klinaku: Prapa politikave perfide të Thaçit e Kurtit fshihet lufta e egër për pushtet

Klinaku: Lëvizja për Bashkim bën koalicion me ato parti që përkrahin idenë e shkëmbimit të territoreve

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka deklaruar se LB-ja bën koalicion me ato parti që përkrahin idenë e shkëmbimit të territoreve. Ai ka theksuar më tutje se shkëmbimi i territoreve është e vetmja rrugë për ta zgjidhur problemin shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë. Zgjidhja e çështjes shqiptaro-serbe bëhet vetëm nëpërmjet ndërrimit të territoreve në bazë të vijave etnike. Kushti i Lëvizjes për Bashkim për të bërë koalicion parazgjedhor me subjektet e tjera politike është për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi, ka theksuar sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku.

Kontrolloni gjithashtu

Presidentja Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë për më shumë deputetë në Parlamentin e Serbisë

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci …