Serbia ndërmerr masa që kanë për qëllim spastrimin etnik të Kosovës Lindore

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa ka tërhequr vërejtjen se Serbia ua ka fshirë adresat e përhershme shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Nga kjo dukuri më së shumti është goditur Medvegja ku janë pasivizuar adresat e më shumë se 2 mijë banorëve, të cilat si rrjedhojë e kanë fshirjen e regjistrave civil dhe votues, pra të listave unike zgjedhore. Ne e kemi paralajmëruar se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut, dhe civile. Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa ka shtuar më tutje se për shkak të masivizimit të adresave të përhershme, këta qytetar nuk mund të nxjerrin letërnjoftime në organet e shtetit serb. Ne kemi konsideruar se ky është një akt diskriminues dhe antiligjor, dhe e cila po imponohet vetëm për shkak të përkatësisë etnike. Kjo i pamundëson ushtrimin e të drejtës demokratike të votës, dhe në këtë mënyrë Serbia në Medvegjë po tenton të bëjë spastrimin juridik të shqiptarëve. Ajo që për ne është e rëndësishme është që Lugina e Preshevës të përfshihet në dialogun Kosovë-Serbi dhe të gjendet një zgjidhje në të cilën do të përfshihet edhe Lugina e Preshevës, ka porositur Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, insiston që anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës të bëhet pa kushte

Eurodeputeti Lukas Mandl nga Austria ka shprehur qëndrimin e tij të qartë se anëtarësimi i …