Klubi futbollistik “DRENICA” drejt hapave të sigurt

Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, së bashku me Nënkryetarin Nuredin Lushtaku, pritën në një takim kryetarin, e klubit futbollistik “DRENICA”, Nënkryetarët, Trajnerin dhe Drejtorin e këtij klubi. Në këtë takim u shpreh vullneti, gatishmëria për të kontribuar secili nga pozita e tij, në suksesin e klubit.

Trajneri i klubit futbollistik “DRENICA” Sedat Pajaziti, u shpreh, ,,Është kënaqësi dhe privilegj të jem trajner i këtij klubi. Pretendimet e mia janë të arrihen majat e suksesit me këtë klub. Po ashtu është e rëndësishme që me një filozofi të lojës, të qëndrojmë në pozitë të mirë dhe të qëndrueshme, tha Trajneri Pajaziti.

Në fund, Kryetari i komunës së Skenderajt Bekim Jashari, i dëshiroi suksese në punën e tij, dhe i shprehi mbështetjen e komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …