Klubi i Notit “Kastrioti” me suksese kthehet nga Gara Evropiane “International Basler Cup 2023”

Klubi i Notit “Kastrioti” është i pari klub noti nga Ferizaj që po merr pjesë në gara evropiane. Këto ditë, ky klub po qëndron në Basel të Zvicrës ku me 6 garues po merr pjesë në garën “International Basler Cup 2023”, duke përfaqësuar shtetin tonë në mesin e 36 shteteve garuese. Alea Veliu, Edi Ilazi, Fjolla Rushiti, Roni Shahini, Vesa Ferizi dhe Shkëmb Reçica shoqëruar edhe nga trajneri Atdhe Haxhimusa dhe drejtori e mjeku i Klubit, Shpend Rushiti janë emrat që po përfaqësojnë Kosovën në këtë garë, mundësi kjo për të depërtuar në gara të tilla evropiane edhe në të ardhmen, gjersa domethënës është suksesi i notarit Edi Ilazi, duke u radhitur i pari në garën e baterisë përkatëse si dhe duke lënë prapa garues nga Zvicra, Gjermania, Franca, Brazili.

May be an image of 3 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …