KMDLNJ

KMDLNJ: Dik Marti, si Pontije Pilati, po mundohet t’i lajë duart nga përgjegjësia për arrestimin e Hashim Thaçit e të tjerëve

Në reagimin e KMLDNJ-së lidhur me deklaratat e Dick Marty, thuhet se ai po vepron si Pontije Pilati duke u munduar t’i lajë duart nga përgjegjësia për arrestimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve sikur edhe atyre që së shpejti do të arrestohen nga kjo Gjykatë njëetnike, si nga mentaliteti i veprimit ashtu edhe veshja me fakte krejtësisht në baza etnike, si të një kategorie të viktimave ashtu edhe të akuzuarve. Askush nuk e ka fajësuar Dick Martin,  për arrestimin e drejtuesve dhe ish ushtarëve politikë dhe ushtarakë të UÇK-së e pas luftës edhe bartës të posteve më të larta institucionale dhe shtetërore por fajësohet dhe duhet të përgjigjet për një raport që strategjikisht e dëmton Kosovën, qytetarët e saj dhe luftën e drejtë për çlirim ku pika kryesore ishte pohimi se: “ndaj të ndaluarve në disa lokacione të Shqipërisë janë hequr në mënyrë të kundërligjshme organet e të cilat pastaj janë trafikuar për transplatim në vendet e treta…”. Ky spekulim i paramenduar, pa e mbështetur me asnjë fakt e ka vënë Këshillin e Evropës para një akti të kryer siç ishte miratimi i këtij raporti, me këto akuza të pambështetura dhe të tmerrshme pas së cilës themelimi i kësaj gjykate u shndërrua në çështje teknike. Nuk është aspak i rëndësishëm pohimi se nuk ka përgjegjësi për arrestimin e Hashim Thaçit dhe të tjerëve sa do të kishte rëndësi të tregojë të vërtetën se e ka manipuluar heqjen e organeve dhe trafikimin për qëllim transplantimi për faktin se kjo akuzë tashmë nuk përmendet në asnjërën nga akuzat e konfirmuara e që e forcon faktin se qëllimi i Dick Martyt ishte materializim i angazhimit të Rusisë dhe Serbisë për ta luftuar politikisht dhe jo vetëm politikisht Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …