Dik Marti: Kërcënimi nuk erdhi nga ata që unë i akuzova, për trafikim organesh, por erdhi nga ata që më përkrahen

Dik Marti: Kërcënimi nuk erdhi nga ata që unë i akuzova, për trafikim organesh, por erdhi nga ata që më përkrahen

Ish-senatori zviceran, Dik Marti, paska vendosur të flasë hapur dhe të drejtojë gishtin nga serbët për t’i demaskuar ata, të cilët po i akuzon si autorë të komplotit për ta lënë të vrarë atë. Por, ai ankohet edhe në vetë shtetin e tij që nuk po e neutralizon kërcënimin ndaj tij tash e një kohë, duke akuzuar se këtë po e bën për arsye politike. Zyra Federale e Policisë së Zvicrës, ka konfirmuar se nga dhjetori i vitit 2020 ka qenë një situatë serioze e kërcënimin ndaj Dick Martyt. Dhe për këtë arsye, policia zvicerane që nga kjo kohë është angazhuar për ta mbajtur Martyn larg shënjestrës së atentatorit. Marti tha se për hir të respektit ndaj autoritetit gjyqësor federal ka qëndruar i heshtur për këtë, por se iu bë i tepërt presioni mbi familjen e tij dhe veçanërisht mbi nipërit e tij.  Tani dua të demaskoj edhe dizajnin kriminal që përndryshe do të kishte gëzuar heshtjen, aftësinë për të lëvizur në hije dhe për të krijuar habi. Nuk duhet të kemi frikë nga zhurma e të këqijve, por nga heshtja e të ndershmëve”, ka thënë Marty. Për disa arsye, shtypi shqiptar më dërgoi fjalë të urrejtjes edhe në parlament, pavarësisht se unë s’kam pasur asgjë të bëjë me arrestimin e Hashim Thaçi. Megjithatë, më vonë u zbulua se ishte një operacion i orkestruar nga elemente të grupeve ekstremiste serbe brenda shërbimit sekret që donin t’ia linin fajin Kosovës për atentatin ndaj meje. Ishte e habitshme për mua se kërcënimi nuk erdhi nga ata “që unë akuzova, por erdhi nga ata që më përkrahen në Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …