KMDLNJ

KMDLNJ kërkon arrestimin e ish-ministrit Teodosijeviq, dhe gjykimin e tij për urrejtje dhe fyerje në baza etnike

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar arrestimin e ish-ministrit Ivan Teodosijeviq, si dhe të gjykimin e tij për urrejtje dhe fyerje në baza etnike. KMDLNJ thotë se ministri i Serbisë në Qeverinë e Kosovës nga Lista Serbe, Teodosijeviq ndonëse merrte rrogë të majme nga buxheti i Kosovës, asnjëherë nuk u ndal së identifikuari kundër Kosovës dhe në glorifikim të Serbisë. Sipas KMDLNj-së ky shkarkim i drejtë, i arsyeshëm dhe i pashmangshëm i ministrit është veprim politik që është marrë në nivel politik. Po ashtu në njoftim thuhet se bazuar në deklaratat publike të ministrit të shkarkuar Teodosijeviq, pret nga Prokuroria Speciale e Kosovës të ndërmerr veprime të mbështetura në ligj, për shkak të nxitjes së urrejtjes në baza etnike dhe përmbajtjes së pavërtetë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj reagon pas deklaratës së Nenad Rashiq për tokën e Manastiri i Deçanit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas deklaratave të ministrit …