Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate mban sot tubimin për paraqitjen e kandidatit për kryeministër dhe listën për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Bartës i listës do të jetë kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj i cili është edhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ndërsa i fundit në listë është kandidati nga radhët e Partisë Social-Demokrate, Shpend Ahmeti. Tubimi do të mbahet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë duke filluar nga ora 19:00.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
