Brickos

Ahmeti:

Ahmeti: Dialogu nuk është zgjidhje e Qeverisë por si një obligim karshi bashkësisë kombëtare

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti ka shfaq bindjen e tij se koalicioni AAK-PSD do të jetë pretendenti kryesor për t’i fituar zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit. Mendoj se do jetë një koalicion më i gjerë, pra nevojitet një qeverisje më stabile, jo me 61 62 deputetë që gjithmonë janë në kufij të rrëzimit dhe mos funksionimit, pra është mirë që një qeveri të ketë së paku 70-75 deputetë. Ndërsa duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ai ka thënë se me ardhjen në pushtet të koalicionit AAK-PSD, do ketë hapësirë të mjaftueshme për tu arritur një marrëveshje me Serbinë, por jo me kosto të dhënies së territoreve. “Mendoj që dialogu nuk është zgjidhje e Qeverisë, dialogu do të jetë gati se obligim karshi bashkësisë kombëtare dhe mendoj që do jetë mirë për Kosovën nëse e zgjidhim dhe i japim shans dialogut. Mendoj që nuk ka asnjë subjekt në Kosovë që thotë që nuk duhet të ketë dialog, por jo marrëveshje me çdo kusht, marrëveshje e cila i ruan interesat e Kosovës, e përmirëson jetë në përgjithësi”, është cituar të ketë deklaruar kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …