Policia e Kosoves

Policia ka ndaluar 7 çekë dhe 1 serb që synonin ngritjen me dron të mbishkrimit “Kosova është serbe” mbi stadiumin “Fadil Vokrri”

Policia e Kosovës ka ndaluar 7 çekë dhe një serb, prej të cilëve gjashtë burra dhe dy gra, për të cilët dyshohej që kishin për qëllim ngritjen me dron të mbishkrimit “Kosova është serbe” mbi stadiumin “Fadil Vokrri” gjatë ndeshjes futbollistike në mes Kosovës dhe Çekisë. Njoftohet se gjatë ndalimit të tyre në Shterpc, atyre u janë gjetur dy flamuj serbë, një baner, një dron, një kamerë, e dy radiolidhje. Ndeshja futbollistike Kosovë : Çeki do të nisë sot në ora 15.00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …