Arianit Koci: Gjykata Speciale nuk po respekton as minimalisht Kosovën dhe qytetarët e saj

Koci: Serbia nuk ka dëshmi, Haradinaj do të lirohet

Gjykata në Colmar të Francës, të enjten pritet të merr vendimin për lirimin apo ekstradimin në Serbi të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj. Avokati i Haradinajt, Arianit Koci ka thënë që Serbia nuk ka mundur të sigurojë “prova të reja”, siç është pretenduar, andaj, u shpreh i bindur se gjykata franceze nuk do të vendos për ekstradimin e tij në Serbi. Ai tha se beson fuqishëm se vendimi final do të jetë në favor të Haradinajt. Koci u shpreh se ish kryeministri i Kosovës është shpallur i pafajshëm në Tribunalin e Hagës dhe çdo ditë e luftës së tij, është hetuar me kujdes nga ana e Prokurorëve të Hagës. Avokati, Koci, nuk e ka hedhur poshtë mundësinë e shtyrjes së vendimit sërish, nëse gjykata e sheh të nevojshme. Ai ka theksuar se nëse gjykata e Colmarit vendos për lirimin e Haradinajt, ai do të mund të kthehet në Kosovë menjëherë pasi t’i dorëzohet dokumenti i udhëtimit, i cili i është konfiskuar përkohësisht nga organet përkatëse të Francës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …