leoni

PSD e fton në interpelancë ministrin Reçica lidhur me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës

Topalli: Hyseni është ministër i papërgjegjshëm

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni vazhdon ta injorojë për herën e tretë Komisionin parlamentar për Mbikëqyrje Financiare. Ky komision kishte paraparë shqyrtimin e raportit të auditorit për Ministrinë e Punëve të Brendshme, mirëpo për mungesën e ministrit Hyseni, komisioni kërkoi ta shtyjë këtë pikë të rendit të ditës derisa ministri Hyseni t’i përgjigjet ftesës. Kryetari i këtij Komisioni Faton Topalli, theksoi se mungesa e ministrit në vazhdimësi është një papërgjegjësi e ministrave ndaj obligimit që kanë për raportime në komisione parlamentare. Edhe pse Topalli kërkoi që të shqyrtohet raporti pa ministra, për këtë nuk gjeti përkrahjen e  anëtarëve të tjerë të komisionit. Ai propozoi që të hiqet ky standard i komisionit që mos të mbetet obliguese vetëm ministrat të jenë prezent kur të  shqyrtohen raportet e auditorit. Mirëpo, përveç Topallit shumica e anëtarëve ishin kundër heqjes së këtij standardi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …