KPF i komunës së Malishevës ka mbajtur mbledhjen e tretë të radhës

Komiteti për Politikë dhe Financa, i drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Aiziz Thaçi, ka mbajtur mbledhjen e tretë të komitetit, ku pikë e vetme e rendit të ditës ishte, shqyrtimi i raportit të komisionit për shqyrtimin e ankesave për emërtimin e rrugëve, në territorin e Komunës së Malishevës.

Para anëtarëve të komitetit, ka raportuar Rrahim Morina, udhëheqës i këtij komisionit të formuar nga ana e Kuvendit të Komunës së Malishevës. Sipas Morinës, komisioni ka pasur një punë të vështirë, të mundimshme, ku vështirësitë janë paraqitur tek ankesat, për vendosjen e emrave të familjarëve.

Sipas tij, komisioni ka trajtuar të gjitha ankesat e qytetarëve, si dhe kanë mbajtur takime me kryesitë dhe kryetarët e të gjitha vendbanimeve.

Pas shqyrtimit të këtij raporti nga ana e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa, raporti i këtij komisioni, është rekomanduar për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës së Malishevës, ku edhe përfundimisht do të merret vendimi për emrat e kontestuar nga ana e qytetarëve, pasi emërtimi i rrugëve, është përgjegjësi e Kuvendit të Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Latifi: Do të vazhdojmë ta mbështesim zhvillimin e sektorit privat në komunën tonë

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi në kuadër të aktiviteteve të tij të …