Koha e gjatë e pandemisë në vendin tonë ka bërë që të mbyllen rreth 3 mijë biznese në dy vitet e fundit

Përhapja dhe koha e gjatë e pandemisë në vendin tonë ka bërë  që të mbyllen rreth 3 mijë biznese në dy vitet e fundit. Vetëm në vitin 2021 janë shuar 1 mijë 519 biznese. Sipas ekspertëve të ekonomisë, faktorë të tjerë përveç pandemisë që kanë ndikuar të shuhen një numër kaq i madh i bizneseve, është edhe mungesa e ofertës më të favorshme për të bërë biznes. Numri më i madh i këtyre bizneseve që janë mbyllur kanë ushtruar veprimtari në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria dhe akomodimi, si dhe industria përpunuese. Në listën e bizneseve të falimentuara figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit. Në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë tregojnë se gjatë vitit 2020 kanë falimentuar 1 mijë e 346 biznese, ndërkaq më 2021 janë shuar 1 mijë e 519, ose 173 më shumë se në vitin paraprak.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Vetëvendosja ka garuar në zgjedhjet e fundit me platformën për punësim dhe drejtësi, jo për rritje pagash

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë sot para deputetëve, në Kuvend,   se pakoja për përballje me …