Brickos

Kolona dhe pritje të gjata të mërgimtarëve tonë nëpër vendkalimet kufitare me Serbinë

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar mësohet se bashkatdhetarët tonë që po vijnë nga mërgimi në Kosovë nëpër territorin e Serbisë, ata në kufi po detyrohen të presin me orë të tëra për të hyrë në Kosovë. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar pritet më të gjata janë në pikat kufitare “Te dheu i Bardhë” dhe në “Merdare”. Këtu, kolona e automjeteve është e gjatë rreth 1 mijë e 500 metra ndërsa pritjet për të hyrë në Kosovë nga një deri në tri orë. Situata krejt tjetër është në pikën kufitare me Shqipërinë, në Vërmicë. Ndonëse edhe këtu ka fluks të madh të automjeteve, pritja zgjat rreth 20 minuta. Në këtë pikë kufitare, vërehet një fluks i madh i automjeteve që udhëtojnë drejt Shqipërisë ku në disa raste krijohen kolona prej qindra metrave. Shumica e të pranishmëve në këto kolona kanë thënë se janë duke shkuar për ta kaluar fundjavën drejt brigjeve të detit Adriatik e Jon të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …