Mijëra banorë kanë protestuar në Francë kundër pasaportës së detyrueshme shëndetësore

Mijëra banorë kanë protestuar në Parisë dhe qytete tjera të Francës kundër pasaportës së detyrueshme shëndetësore e cila do të kërkohet për hyrje në shumë ambiente publike. Protestat u bënë për ta kundërshtuar këtë masë të qeveria franceze të cilën ajo e paraqiti në përpjekje për të luftuar valën e katërt të pandemisë COVID-19. Disa protestues kanë deklaruar se këta masa të Qeverisë janë rrezik për lirinë dhe të drejtat e njeriut. Sipas masave që ka marrë qeveria, Qytetarëve që duan të vizitojnë muzetë, kinematë apo pishinat, tashmë u ndalohet hyrja nëse ata nuk kanë pasaportë shëndetësore që dëshmon se janë vaksinuar kundër COVID-19 apo nëse nuk kanë një test negativ për koronavirus. Protestat kundër këtyre masave janë zhvilluara në qytete anekënd Francës ku kanë marrë pjesë me dhjetëra mijëra protestues dhe mijëra polic për mbarëvajtjen e tyre. Me gjithë këtë, njoftohet se ka pasur të lënduar nga të dyja palët.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …