Konfirmohen 19 raste të reja me virusin korona, shërohen 8 qytetarë dhe sot nuk shënohet asnjë rast i vdekjes

Ekspertët amerikan të shëndetësisë kanë alarmuar se varianti delta është ndër viruset më ngjitëse

Ekspertët e shëndetësisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë alarmuar se varianti delta i virusit korona është ndër viruset më ngjitëse që njeh shkenca dhe kanë bërë thirrje për vaksinim. Drejtoresha e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, është cituar të ketë thënë se varianti Delta i koronavirusit është një nga viruset më ngjitëse që ajo ka hasur në karrierën e saj 20 vjeçare. Ajo ka theksuar më tutje se varianti Delta po përhapet me shpejtësi të madhe dhe tani përbën mbi 83 për qind të infektimeve në Shtetet e Bashkuara. Krahasuar me virusin që qarkullonte në ShBA në fillim të pandemisë, varianti Delta është shumë më i ashpër dhe më ngjitës. Udhëzimi ynë është i qartë që kur e publikuam para disa muajsh. Nëse nuk jeni vaksinuar vazhdoni mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të tjerët rreth jush. Dhe më e rëndësishmja, duhet të vaksinoheni për të mbrojtur më mirë veten, ka bërë thirrje ekspertja e mjekësisë, Rochelle Walensky. Duke u bazuar në të dhënat e Institutit “John Hopkins”, zëri i Amerikës njofton se  nga fillimi i pandemisë Shtetet e Bashkuara regjistruan mbi 34 milionë raste me COVID-19 dhe mbi 610 mijë vdekje.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, thotë se Vjosa Osmani, ushtruese e detyrës së presidentit, ka abuzuar me këtë zyrë

AAK-ja ka vija të kuqe për Albin Kurtin, refuzon madje edhe postin e kryetarit për Ramush Haradinajn

Duke folur rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, deklaroi …