KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Prokuroria e Gjykatës Speciales ka qasje armiqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Duke komentuar qasjen e Prokurorisë së Gjykatës Speciale ndaj drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahen në Hagë, njohësit e drejtësisë kanë thënë se kjo Prokurori ka qasje armiqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Avokati, Tomë Gashi ka theksuar se prokuroria ende nuk e ka njoftuar mbrojtjen as se kush janë dëshmitarët, cili është kredibiliteti i tyre, çfarë dëshmish kanë ata, por nuk ka marrë informacione as për dëshmitarët e mbrojtur. Ai ka theksuar më tutje se avokatët nuk janë pajisur me materiale të cilat i kanë të nevojshme për përgatitjen e mbrojtjes e mos dhënia me kohë e këtyre materialeve do të bëjë që të stërzgjatet procesi gjyqësor kundër ish drejtuesve të UÇL-së që po mbahen në paraburgim në Hagë. “Gjithë kjo procedurë e stërzgjatur është krejtësisht në dëm të pjesëtarëve të UÇK-së që gjenden atje dhe është duke dëmtuat edhe vet mbrojtjen e tyre. Edhe Gjykata edhe Prokuroria kanë qenë gati të relaksuar dhe nuk i kanë dhënë mundësi të duhur mbrojtjes që të përgatitet”, ka theksuar avokati, Tomë Gashi. Edhe eksperti, Gëzim Shala nga Instituti Kosovës për Drejtësi ka theksuar se qasja e Prokurorisë së Gjykatës Speciale kundër të akuzuarve që po mbahen në paraburgim është joserioze. Ai ka theksuar më tutje se mosdorëzimi me kohë i dosjeve për mbrojtjen është qasje armiqësore e prokurorit në raport të akuzuarit, e kjo nuk do të duhej të ndodhte, ka shtuar më tutje eksperti, Gëzim Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …