Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Forcave Tokësore të Shqipërisë Gjeneral-brigade Arben Kingjin

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari priti në takim Komandantin e Forcave Tokësore të Shqipërisë Gjeneral-brigade Arben Kingjin

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim Komandantin e Forcave Tokësore të Republikës së Shqipërisë Gjeneral brigade Arben Kingjin. Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka  falënderuar  Gjeneral Kingjin për vizitën dhe njëkohësisht i ka shprehur mirënjohjen për angazhimin e tij për ngritjen e bashkëpunimit midis dy ushtrive. Në takim janë diskutuar fushat e bashkëpunimit me qëllim të rritjes së numrit të aktiviteteve bilaterale mes FARSH-it dhe FSK-së duke përfshirë trajnimin, edukimin, ushtrimet e përbashkëta si dhe aktivitete  të tjera me ushtritë e shteteve mike. Gjeneral Jashari me këtë rast ka deklaruar se Shqipëria dhe FARSH-i si anëtarë të NATO-s, janë partner i rëndësishëm i Kosovës dhe FSK-së në rrugën drejt integrimit në NATO. Në fund dy Gjeneralët u dakorduan se partneriteti ndërmjet ushtrive tona është shumë i rëndësishëm për stabilitetin e regjionit, veçanërisht në ambientin e ndjeshëm aktual të sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

Duda Balje denoncon presionet për votën në Kuvend, m’u ofrua pozitë profesoreje në Shkup në këmbim të mbështetjes për Haxhiun

Deputetja Duda Balje ka konfirmuar publikisht se ka qenë subjekt i përpjekjeve të ndikimit për …