leoni

Gjeneral Bashkim Jashari bashkë me ministrin Mehaj marrin pjesë në Konferencën vjetore dhe panairin “AUSA 2022”

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka uruar besimtarët katolikë për Krishtlindje

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka uruar besimtarët katolikë për Krishtlindje. Ai ka shkruar se shpreson që viti i ardhshëm do të sjellë arritje edhe më të mëdha për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. “Ky vit ka qenë i mbushur me sfida, por mos të harrojmë që gjatë kohërave të vështira lidhjet tona forcohen edhe më shumë. Në këto kohë festash të reflektojmë dhe të vazhdojmë së bashku me vendosmëri duke mos harruar asnjëherë qëllimin tonë të përbashkët: një mirëqenie dhe siguri më të madhe për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Edhe një herë, Gëzuar Krishtlindjen të gjithëve e sidomos personelit ushtarak të FSK-së. Le të na mbushen zemrat me shpirtin e festës!” ka shkruar komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Koalicioni për Familjen konfirmoi mbështetjen në rritje, duke u shndërruar në njërën nga befasitë kryesore të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Në një tubim të mbushur me entuziazëm në Prizren, Koalicioni për Familjen konfirmoi mbështetjen e …