Komandanti i FSK-së, Rahman Rama priti komandantin e ri të KFOR-it gjeneral majorin, Lorenzo D’Addario

Komandanti i FSK-së, Rahman Rama priti komandantin e ri të KFOR-it gjeneral majorin, Lorenzo D’Addario

Komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, priti sot në takim njohës komandantin e ri të KFOR-it, gjeneral majorin Lorenzo D’Addario.   Gjeneral Rama së pari i uroi detyrën e re komandantit të KFOR-it, gjeneralit Lorenzo D’Addario dhe më pas e njoftoi me zhvillimet e fundit rreth miratimit të ligjeve për misionin të ri të FSK-së. Ai poashtu e falënderoi për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet  NATO/KFOR-it dhe FSK-së, që është realizuar në fusha të ndryshme.    Gjatë takimit, të dy gjeneralët vlerësuan lart bashkëpunimin e FSK-së me KFOR-in dhe shprehën gatishmëri për vazhdimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …